FRÖHLE – Prodhuar në Gjermani që nga viti 1986

Në vitin 1986, dy themeluesit e kompanisë, Znj Rita Fröhle dhe Z. Wilhelm Kannengießer, u takuan. Pas një kohe të shkurtër, të dy patën frymëzimin për të krijuar së bashku një kompani që ofron një zgjidhje për problemet seksuale. Rezultati është sot marka e mirënjohur FRÖHLE.

Si filloi gjithçka:

Në mesin e viteve 1980, Wilhelm Kannengießer, i frymëzuar nga reklamat për kuti postare, të cilat gjithashtu përmbanin broshurat erotike të Beate Uhse, kishte në plan të prezantonte diçka të re në treg  në fushën mjekësore. Meqënëse kishte një mjek në familjen Kannengießer i cili rregullisht përdorte terapinë e tërheqjes së mishit me kupa me pacientët e tij – madje edhe me vetë Kannengießer – ai bëri gjithçka për të zhvilluar një pajisje të tillë për zonën gjenitale mashkullore. Kombinuar me një pompë vakumi, ai besoi se ishte në gjendje të krijojë një trajtim për zonën intime të njeriut, i cili në veçanti mund të rrisë madhësinë e penisit mashkullor dhe të përmirësojë ngritjen e tij. Wilhelm Kannengießer ishte menjëherë i vetëdijshëm për hendekun themelor të tregut, sepse deri në atë kohë oferta të tilla nuk ishin ofruar në broshurat e përmendura. Kështu lindi frymëzimi për modelin e ri të biznesit.

Faza fillestare:

Fillimisht, që të prodhohej ishte e nevojshme të porositej një mjet I krijimit te terheqjes, i cili doli të ishte relativisht i shtrenjtë. Meqenëse për prodhimin e një cilindri në formë anatomike, kërkohet një talent i lartë artistik dhe një prirje praktike, pompa anatomike e penisit në fillim u prodhua me defekt. Lidhur me këtë pompë penisi anatomike të vitit 1988, artikujt e parë për shtyp u botuan në revista të ndryshme si Praline, Wochenend dhe Schlüsselloch. Pas disa diskutimesh paraprake me mjekë të ndryshëm, revistat mjekësore gjithashtu përmenden FRÖHLE dhe pompën anatomike të penisit (përfshirë forcimin, zgjerimin e penisit pavarësisht nga mosha, etj.). Shpallja e këtyre mediave me cilësi të lartë ishte përfundimisht risi dhe njëkohësisht një motiv i shkëlqyeshëm për të zgjeruar gamën e produkteve.

Zhvillimi i mëtejshëm i gamës së produkteve dhe konkurrentëve:

Në mënyrë që jo vetëm të varet nga pompat vakum tashmë të disponueshme në treg por edhe të jetë në gjendje t’i ofrojë klientit një gamë më të larmishme të produkteve, vetë Wilhelm Kannengießer ka krijuar mjete për prodhimin e pompave vakum të vetë-prodhuara. Shumë nga këto risi janë patentuar ose arkivuar me sukses për të mbrojtur modelin e shërbimeve. Si rezultat, gama e produkteve është zgjeruar shumë me cilindra në një dizajn të ri, madhësi të ndryshme dhe materiale të ndryshme.

Me kalimin e kohës, megjithatë, konkurrentë të ndryshëm hynë në treg, duke prodhuar në Kinë këto mjete imitime në mënyrë më ekonomike. Sidoqoftë, këto mjete imitime më pak të shtrenjta nuk mund të kërcënonin ekzistencën e markës FRÖHLE për shkak të cilësisë së tyre të ulët dhe kohëzgjatjes së shkurtër të veprimit. Ky fakt ndikoi që, që në atë kohë shumë klientë t’I besonin vetëm produkteve “100% të prodhuara në Gjermani” të FRÖHLE, ashtu siç vazhdojnë të bëjnë akoma sot. Produktet me cilësi të lartë ishin tashmë të dukshme që në fazën fillestare, pasi në disa dyqane erotike ishin shitur pjesa më e madhe e tyre. Edhe ky ishte një sukses i plotë për markën, e cila në atë kohë ishte akoma e re. Prandaj, FRÖHLE ishte në gjendje të zgjerohej gradualisht me idetë e reja të produkteve dhe t’i ndihmonte burrat dhe gratë të zgjidhnin problemet e tyre specifike.

Për Rita Fröhle dhe Wilhelm Kannengießer, klientët me shqetësimet e tyre kanë qenë gjithmonë bashkëbiseduesit më të rëndësishëm. Afërsia e tyre me klientin u ka lejuar atyre që vazhdimisht të zgjerojnë horizontin e njohurive, duke i lejuar ata të zhvillojnë produkte të reja duke synuar nevojat e grupeve të ndryshme.

FRÖHLE sot:

Që nga Marsi i vitit 2019, Rita Fröhle dhe Wilhelm Kannengießer janë tërhequr nga biznesi pas një pune të gjatë suksesi dhe njëkohësisht të lodhshme duke ia kanë lënë në drejtim markën FRÖHLEnjë ekipi të ri dhe inovator, i cili premtoi se do ta mbajë standartet e markës FRÖHLE në përputhje me modelin e saj dhe do ta zhvillojë atë më tej.